(VIDEO) Opozita kritikon VLEN-in për shkarkimin e Erolld Musliut, VLEN: Zv/drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare do të jetë shqiptar
Shkarkimi i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës Erolld Musliu nga ana e presidentes së shtetit një ditë më parë, është pritur me shumë reagime.
Reagimeve të opozitës, deputetja e koalicionit VLEN Merita Koxhaxhiku i përgjigjet se VLEN do të ketë zëvendës drejtor në Inteligjencë dhe se zëvendës drejtori i Agjencisë Kombetare për Siguri Kombëtare do të jetë njëkohësisht edhe zëvendës në në shërbimin e integruar të Inteligjencës.
Merita Koxhaxhiku, deputete e VLEN
“Koalicioni VLEN ka edhe zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet në Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme propozimi i koalicionit VLEN për zv/drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të Inteligjencës”.
Ish ministri i Drejtësisë, kuadër i ASH-së së Ziadin Selës, përmes një reagimi në facebook, falenderon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe VLEN-in që, siç ka shkruar ai, po japin kontribut maksimal në deshqiptarizimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut.
Krenar Lloga, ish ministër i Drejtësisë
“1. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
- Ivana Stojanovska është zëvendësdrejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
Urime vLEN-it dhe falënderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në Deshqiptarizimin e institucioneve në RMV”.
Nga BDI akuzojnë VLEN se po e dëshmojnë se janë vetëm spektatorë, bashkëpunëtorë të degradimit të shqiptarëve dhe pjesëmarrës në Qeveri për të kënaqur interesat e tyre klanore.
BDI
“Vendimet e këtilla vetëm se dëshmojmë inferioritetin e vazalëve që pa asnjë kusht të vetëm dhe pa legjitimitetin e popullit u bënë pjesë e kësaj Qeverie që do të mbahet mend për rikthimin e kohës së diskriminimit dhe shtypjes institucionale të shqiptatëve si në kohën para vitit 2001”.
Drejtori i deritanishëm i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, një ditë më parë në një reagim publik pas shkarkimit të tij, tha se presidentja është dorëzuar para presionit të partisë. Ai ka shtuar se në rastin e shkarkimit të tij mungon sistemi i meritës dhe justifikimi ligjor.
Nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska një ditë më parë njoftuan se e kanë shkarkuar drejtorin e deitanishëm të Agjencisë së Inteligjencës së Zbulimit Erolld Musliun dhe në vend të tij e ka emëruar Gabriella Jakovleva. Nga posti e kishte shkarkuar edhe zëvendësen Aleksandra Bakreska Dodovska dhe e ka emëruar Iavana Stojanovska.
Emine Ismaili /SHENJA/