(VIDEO) Opozita ka ngritur shqetësimin për rritjen e euro-skepticizmit

(VIDEO) Opozita ka ngritur shqetësimin për rritjen e euro-skepticizmit

Pas raportimit të ambasadores daneze në Kuvend për prioritetet e presidencës së re europiane dhe mundësisë që RMV-ja të bëhet anëtare më e re e BE-së, kanë reaguar edhe deputet të pozitës dhe opozitës. Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, njëherit edhe kryetar i kësaj partie, ngriti shqetësimin për rritjen e euro-skepticizmit në RMV dhe rrezikut të ndikimeve sërbo-ruse. Në fjalimin e tij, Filiçe kërkoi spjegim nëse BE-ja dhe vendet anëtare po e shqyrtojnë këtë pjesë të raportit për RMV-në në të cilën flitet për ndikimet nga jashtë.

VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-SË

Do të doja që ambasadorja daneze të tregojë nëse e marrin parasyshë këtë dhe nëse kjo po analizohet, pjesa e e raportit që flet për politikën e sigurimit dhe kjo flet për atë se Maqedonia e Veriut mbetet hapsira e realizimit të operacioneve të agjenturave të huaja dhe ndikimeve të huaja. Përfshirë këtu edhe tentimet për ndarjen dhe përkeqësimin e raporteve, duke i shrytëzuar ndjenjat anti-europiane, posaçërisht përmes mediave dhe tabloideve në gjuhën serbe të cilët funksionojnë si fuqi regjionale e narrativave dhe kanë ndikim të fuqishëm.

Për ndikimin e agjenturave të huaja foli edhe deputeti i opozitës shqiptare, Halil Snopçe i cili për më tepër tha se kjo ishte edhe arsyeja se se ASH-ja doli nga Qeveria. Ai tha se ngecja në realizimin e prioriteteve të BE-së është arsyeja se pse Taravari doli nga Qeveria.

HALIL SNOPÇE – DEPUTET

Lëshoi Qeverinë për shkak të paknaqësisë dhe dinamika e refomave në shtet. Ne si shtet, nuk kemi alternativë tjetër, përveç realizimit të reformave që në mënyrë shumë konkrete parashihen edhe nga ana e presidencës daneze dhe normalisht që ti bëjmë ndryshimet kushtetuese . Ndyshimet Kushtetuese dhe nisja e negociatave kemi thënë sa e sa herë janë sinonime

Kritika të ashpra drejtuar BE-së kishte, deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski. Ai deklaroi se dekleratat e tipit, është shans historik dhe se tash është momenti, në RMV janë dëgjuar tashmë 20 vite. Tha se RMV-ja është peng i Bullgarisë dhe se Bullgaria po e keqpërdorë faktin se është në BE.

ANTONIO MILLOSHOVSKI – DEPUTET

Frazat se “koha është tani” i kemi dëgjuar edhe nga Havier Sollana, para 20 vitesh. Më pastaj I dëgjuam edhe nga Romano Prodi se “Koha është tani” para 15 vitesh. Të njëjtën frazë e dëgjuam edhe nga kancelarja Merkel po edhe nga Tereza Mey, nga koha kur Mbretëria e Bashkuar ishte ende në BE, para 8 ose 9 vitesh.”Koha është tani” po e dëgjojmë edhe tani., por vërtetë nuk jemi të sigurtë nëse BE ka kapacitet këtë “Koha është tani” ta vendosë në kalendarë që do të vendet që po presin do të bëhen anëtare në 3,6 apo 8 vitet e ardhëshme.

Ndryshe, në të njëjtën seancë, ambasadorja daneze, vendi i të cilës do të udhëheqë me presidencën e Bashkimit Europian qartësoi se pa përmbushjen e obligimeve nuk ka integrim dhe se nuk ka garanca nga ana e BE-së.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING