(VIDEO) OEMVP shënoi 20 vjetorin e themelimit

(VIDEO) OEMVP shënoi 20 vjetorin e themelimit

Me një atmosferë solemne dhe nën tinguj emocionesh e kujtimesh, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbrëmë shënoi 20-vjetorin e themelimit. Të pranishmit patën mundësinë të ndjekin një film dokumentar që pasqyroi rrugëtimin dydekadësh të Odës, që nga themelimi i saj. Kryetari i Odës Ekomomike të Maqedonisë së Veriut, Nuhi Aliu, në fjalën e tij vlerësoi kontributin e institucionit në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në vend si dhe të gjithë partnerët. Ai me bindje të plotë thotë se kjo odë tashmë është bërë shumë më tepër se një instituticion.

Nuhi Aliu, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Sot pas dy dekadash, mund të themi me bindje se kjo odë është bërë shumë më tepër se një instituticion, është simbol i qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe suksesit të bizneseve tona. Gjatë këtyre viteve kemi kaluar sfida të shumta, ka pasur periudha të vështira, pasiguri ekonomike dhe pengesa të ndryshme për afaristët tanë, por Oda Ekonomike e RMV-së ka qëndruar gjithmonë stoike”.

Tutje në kuadër të kësaj mbrëmjeje jubileare u ndanë edhe mirënjohje për individë dhe partnerë që kanë kontribuar në rrugëtimin dhe suksesin e Odës ndër vite. Programi artistik vazhdoi me një performancë muzikore, ndërsa aktiviteti u përmbyll me hapjen e një ekspozite me piktura të realizuara për këtë përvjetor dhe një koktej rasti, ku të ftuarit patën mundësi të bashkëbisedojnë dhe të ndajnë përshtypjet për këtë jubile të rëndësishëm.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING