(VIDEO) Oda Ekonomike Maqedonaso-Turke, paralajmërohen investime të reja turke në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Oda Ekonomike Maqedonaso-Turke, paralajmërohen investime të reja turke në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se momentalisht ekonomia është faktori më i rëndësishëm në shtet sepse pa ekonomi të fortë nuk ka shtet të fortë. Ai thotë se vendi ynë ka një pozicion të mirë gjeostrategjik sepse jemi udhëkryq i dy koridoreve paneuropiane, koridorit 8 dhe 10 D.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ne jemi shtet I vogël në zemër të Ballkanit pa dalje në det dhe ajo në thelb paraqet mangësi por kemi pozicion të mirë gjeostrategjik sepse jemi udhëkryq i dy korridoreve paneuropiane, koridorit 8 dhe 10 D, që të dytë janë të rëndësishëm për Europën sepse shumë nga strategët europian thonë se ne jemi shtylla kryesore”.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në RMV Fatih Ulusoy tha se gjatë Forumit të Biznesit dhe Investimeve në Ballkan që pritet të mbahet në muajin dhjetor, presin që me pjesëmarrjen e kompanive nga Maqedonia e Veriut, të krijohen bashkëpunime të reja tregtare, që shfaqin peshë dhe rëndësi për ne.

FATIH ULUSOY, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË TURQISË NË RMV

“Synimi ynë, është që ta rrisim volumin tregtar që po i afrohet nivelit 1 miliardë dollarë në 2 miliardë dollarë, kjo nuk është një ëndërr, por një objektiv që mund të arrihet në një periudhë të afërt. Në vendin tonë organizohen rregullisht panaire tregtare në sektorë të ndryshëm dhe dëshirojmë pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në këto panaire”.

Kryetari i Odës Ekonomike Turko- Maqedonase Ajdovan Ademoski tha se kjo odë është një urë lidhëse në mes RMV-së dhe Republikës së Turqisë. Ai theksoi se 38% të investimeve në vend janë investime nga Turqia.

AJDOVAN ADEMOSKI KRYETAR I ODES EKONMIKE TURKO-MAQEDONASE

“Oda turko-maqeonase është një odë që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Turqinë, një odë që merret me investime,  nëpërmjet investimeve të kësaj ode RMV- ja ka përfituar 2 miliardë dollar investime turke që dmth 38% nga investimet e RMV-së janë investime nga Turqia”.

Nëpërmjet odës ekonomike turko- maqedonase do të realizohen edhe shumë investime sespe përveq se jemi 2 partnerë ekonomik jemi edhe dy shtete vëllazërore  të cilët mund të arrijmë shumë më shumë, thanë të pranishmit sot në forumin e biznesit “Dialogu mes sektorit të biznesit dhe qeverisë”, organizuar nga Oda Ekonomike turko-maqedonase MATO.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING