(VIDEO) Nxënësit e shkollave të mesme i ftojnë studentët të protestojnë së bashku

(VIDEO) Nxënësit e shkollave të mesme i ftojnë studentët të protestojnë së bashku

Nxënësit e shkollave të mesme i ftojnë edhe studentët që t’u bashkangjiten  për të protestuar së bashku ditën e premte.

Duke marrë parasysh standardin e dobët të gjimnazistëve dhe studentëve, problemet me maturën, vonesën e parave për ushqimin e studentëve, Organizata për Dialog dhe Afirmim  të Gjimnazistëve,  u ka kanë  bërë thirrje edhe  studentëve për  një protestë të përbashkët të premten para Ministrisë së Arsimit.

ORGANIZATA PËR DIALOG DHE AFIRMIM TË GJIMNAZISTËVE

“Duke pasur parasysh problematikat aktuale që kanë të bëjnë me standardet e shkollave të mesme dhe të studentëve i ftojmë studentët që të premten në orën 12:30 t’i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit. Së bashku të arrijmë të përmirësojmë sistemin arsimor. Këto pak vite, si pjesëmarrës në sistemin arsimor, jemi përballur me një sërë sfidash për të cilat ia vlen të diskutohen dhe të lobohen tek autoritetet”.

Gjimnazistët kërkojnë ulje të materialit ose shkurtim të lëndëve për provimin e maturës shtetërore.

Ndërkaq, nga Lëvizja e Rezistencës Studentore, deklarojnë se  Ministria e Arsimit, përmes neglizhencës së vazhdueshme të studentëve dhe respektimit të afateve ligjore, i detyron studentët të kërkojnë sërish të drejtat e tyre me protesta dhe radikalizim.  Sipas tyre tashmë janë duke hyrë  në muajin e tretë të vitit të ri dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk ka përmbushur asnjë premtim.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING