(VIDEO) Numri i të prekurve nga gripi këtë vit është më i lartë

(VIDEO) Numri i të prekurve nga gripi këtë vit është më i lartë

Këtë javë janë regjistruar 2.726 raste të reja me grip. Ky numër sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Marija Andonova është për 5.3% më i ulët në krahasim me javën e kaluar. Por, siç shton ajo, është drastikisht më i lartë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit te kaluar. Numri më i madh i personave të sëmurë është në Shkup, gjegjësisht 616 persona.

Marija Andonova, drejtoresh e Institutit të Shëndetit Publik

“Këtë javë si dhe javën e kaluar kemi ulje të personave të prekur nga gripi, krahasuar me një javë përpara. Por, krahasuar me javën e njejtë vitin e kaluar, kemi rritje drastike të këtij numri. Don  të thotë, kjo sezonë, numri i kësaj periudhe është shumë më i lartë se sa numri që e kemi pasur vitin e kaluar. Por, fatmirësisht tashmë dy javë radhazi, kemi ulje të numrit të të prekurve”.

Sa i përket grupmoshave të prekur nga gripi këtë javë, 1494 persona janë të moshës 15 deri 64 vjet, 655 të moshësh 5-14 vjet,  289 nga mosha 65 vjet dhe 288  të moshës nga 0-4 vjet.

Andonova i bëri thirrje qytetarëve të shmangin tubimet me shumë njerëz, të ajrosin ambientet dhe të ndjekin rekomandimet e tjera. Në sezonin 2024/2025 deri tani janë regjistruar gjithsej 14.340 raste të të prekurve me grip sezonal.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING