(VIDEO) Numri i divorceve në Maqedoninë e Veriut është rritur për 23%

(VIDEO) Numri i divorceve në Maqedoninë e Veriut është rritur për 23%

Në vendin tonë shifrat e divorceve janë në rritje, ato të martesave në rënie. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 23% është rritur numri i divorceve dhe 14.7% numri i martesave.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në tremujorin e fundit të vitit 2024 janë regjistruar 601 shkurorëzime, që paraqet një rritje prej 23,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të njëjtën kohë, numri i martesave të lidhura është ulur me 14.7%, me 2430 martesa të regjistruara”.

Përveç uljes së numrit të martesave, po ashtu vërehet edhe rënie të numrit të lindjeve. Statistikat tregojnë se rënia është 4.2%, ndërsa vdekja e foshnjeve është 1%.

 Enti Shtetëror i Statistikave

“Në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë lindur 3968 fëmijë, me një rënie prej 4,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vdekjeve është 5174, nga të cilët 10 janë foshnje, që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023”.

Rritja negative natyrore, e cila në këtë tremujor arriti në -1206, tregon për vazhdimin e ndryshimeve demografike që mund të kenë pasoja të rëndësishme social-ekonomike në të ardhmen.

MARKETING