(VIDEO) Një vit qeverisje me elozhe dhe kritika

(VIDEO) Një vit qeverisje me elozhe dhe kritika

Sot bëhet një vit nga marrja e detyrës nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe koalicioni VLEN, për të udhhequr me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas zgjedhjeve të rregullta që u mbajtën më 8 maj 2024. Një vit pas, ashtu siç është zakon, opozita kritikon duke përmendur sipas tyre, dështimet e kësaj qeverie, ndërsa pozita thurr elegjo për punën e tyre një vjeçare.

MARKETING

Kordinatori i grupit parlamentar të Frontin Europian, Blerim Bexheti, ka rënditur disa krahasime të kësaj qeverie me qeverinë e kaluar, kur BDI ka udhequr. Ai thotë se kjo qeveri është pa legjitimitet, madje ka kujtuar kohën kur Fronti u anashkalua nga VMRO për koalicion edhe pse kishte fituar me vota.

BLERIM BEXHETI,DEPUTET I BDI-SË

“Por sot, pas vetëm një viti, po përballemi me një tentativë të hapur për revizionizëm politik dhe asimilim politik të shqiptarëve. Ende pa u mbyllur kutitë e votimit, Mickoski dhe VMRO-DPMNE vendosën se kush do të përfaqësojë shqiptarët. Jo vota e shqiptarëve, por vullneti i tij. Ata premtojnë ta ‘kthejnë shtetin e marrë nga shqiptarët’ dhe po e bëjnë me përpikëri dhe me shumë sukses duke hasur në një përkrahje të heshtur nga VLENI pa legjitimitet”.

Akuza të njejta për qevesjen një vjeçare ka drejtua edhe partia opozitare maqedonase LSDM, të cilët theksojnë se pas një viti të qeverisë së re, situata me ekonominë është alarmante. Sipas LSDM-së Maqedonia e Veriut është poshtëruar ekonomikisht.

LSDM

“Ky është realiteti i trishtueshëm sot pas një viti qeverisjeje. VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM e kanë zhytur vendin në një paqëndrueshmëri të thellë ekonomike. Edhe pse qeveria dëshiron vazhdimisht të sigurojë se ekonomia po rritet, faktet flasin ndryshe. Inflacioni është pothuajse 4.5%, dhe rritja ekonomike mezi arrin 2.6%. Për herë të parë, vendi ka një rezultat negativ ekonomik më të keq se viti i luftës 2001”.

Ndërkaq, kështu nuk mendon numri një i qeverisë, Hristijan Mickoski. Ai thotë kjo qeveri për një vit ka bërë shumë, duke përmendur, rritje të pagave, të pensioneve dhe siç thotë, zhvillimi është i mundshëm.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINSITËR

“Brenda një viti, kemi rritur pensionet dhe pagat, po ndërtojmë rrugë, kemi mbi 1.2 miliardë euro investime të huaja dhe 1.000 oficerë policie të punësuar. Ende kemi shumë punë për të bërë, zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës sonë do të ndihen ende”.

Në të njejtën vijë qendrojn edhe koalicioni VLEN. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-in, Bekim Qoku, thotë se për herë të parë, shqiptarët me VLEN-in në qeveri,  gëzojnë status të meritueshëm në institucionet shtetërore.

BEKIM QOKU, DEPUTET I VLEN-IT

“Me VLEN-in në qeveri nuk ka më që me 20 vjet përvojë pune dhe ende bashkëpunëtorë të rinjë. Ne e dim se janë diku 800 avancime që po bëhen në mbarë administratën, vetëm në kuvend janë 7-8 avancime që janë bërë kohën e fundit, që kanë qenë 15 vjet si bashkëpuntorë të rinjë. Por kemi shqiptarë që gëzojnë dinjitet në vitin e parë të qeverisjes tonë, pra ka një dallim të jashtëzakonshëm mes dy qeverive të ndryshme”.

Kujtojmë, se qeveria u formua  më 23 qershor 2024, ku pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 8 maj po në atë vit, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “ Maqedonia e Juaj” fitoi 436,036 vota, që i bie në përqindje 43.32 %  ose të përkthyera në mandate ka fituar  58, LSDM 154,687 vota , ose 15.37 %  dhe 18 mandate, ndërsa te partitë shqiptare, Fronti Europian fitoi 137,511 vota, apo 13.66 %  dhe 19 mandate, ku më pas ju hoq një mandat, pasi u përsëritën në disa vendëvovite-votimet dhe koalicioni VLEN- siguroi 107,049 vota ose 10.64 % , ndërsa fillimisht kishte 13 deputet, pastaj i’u shtua edhe një, që u bënë 14 mandate.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING