(VIDEO) “Një vajzë tentoi vetëvrasjen për shkak të babait të dhunshëm”
Një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi tentoi të bëjë vetëvrasje sepse babai i saj e kishte abuzuar mendërisht dhe fizikisht atë, motrën e saj 18-vjeçare dhe nënën e tyre për një periudhë të gjatë kohore. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër babait 56-vjeçar për vepër penale të Rrezikimit të Sigurisë.
PROKURORIA
“Edhe pse ai vazhdimisht shfaqte sjellje agresive, familja e tij nuk e denoncoi nga frika, derisa vajza 15-vjeçare, e paaftë për t’i bërë ballë kërcënimeve, fyerjeve dhe presionit nga babai i saj, u përpoq të vetëvritej”.
Procedura është nisur edhe kundër një burri 33-vjeçar nga Shkupi, i cili e kishte plagosur fizikisht gruan e tij gjatë kryerjes së dhunës në familje.
Prokuroria informoi se më 20 qershor, ai e tërhoqi gruan e tij në një automjet dhe e kërcënoi.
PROKURORIA
“Në një moment donte ta godiste me një shishe qelqi. Gruaja hapi derën ndërsa ai po ngiste makinën dhe kërceu nga automjeti. I dyshuari u ndal dhe u përpoq ta fuste me forcë brenda duke I shkaktuar dëmtime trupore”.
Në dy rastet e ndara të dhunës në familje, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e disa masave paraprake, duke përfshirë: ndalimin e të dyshuarve për të dalë nga banesa e tyre, detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë, sekuestrimin e përkohshëm të dokumenteve të tyre të udhëtimit, ndalimin e afrimit ose vendosjes, pra mbajtjes së kontaktit ose lidhjeve me palët e dëmtuara, dhe ndalimin e vizitës së vendeve ku ata lëvizin.
/SHENJA/

