(VIDEO) Një familjeje katër anëtarëshe i duhen 62.861 denarë për të kaluar muajin
Për 840 denarë është rritur shporta minimale sindikale në muajin dhjetor në krahasim me muajin nëntor të këtiv viti njoftuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. Nga atje thonë se me banesë me qira prej 60 metra katrorë, është 78.236 denarë. Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7%.
LIDHJA E SINDAKTAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT
“Nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7 %, për veshje dhe këpucë 5.728 denarë ose 9,1 %, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.020 denarë ose 9,6%, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 2.087 denarë ose 3,3%, për shëndet 1.135 denarë ose 1,8%, për transport 4.727 denarë ose 7,5 %”.
Nga LSM thonë se për komunikime një familjeje katëranëtarëshe në dhjetor të këtij viti i duhen 3.417 denarë ose 5,4 %, për rekreacion dhe kulturë 4.458 denarë ose 7,1 %, për arsim 6.984 denarë ose 11,1%, për restorante dhe hotele 4.131 denarë ose 6,6 % ndërsa për mallrat dhe shërbimet e tjera 1.100 denarë ose 1,7 %. Nëse jetojnë në banesë me qira u nevojiten edhe 21.395 denarë.
LIDHJA E SINDAKTAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT
“Vlen të përmendet se nga shtatori, kur u fut masa e parë nga qeveria për kufizimin e marzheve, dhe me masën e fundit, pra aksion për uljen e çmimeve me të paktën 10 %, po japin rezultate, pjesa e ushqimit dhe pijet në Shportën minimale sindikale, e cila për muajin dhjetor është 23.075 denarë në krahasim me shtatorin 2024 (23.034,00 denarë) është rritur për 41,00 denarë, që konfirmon se nevojiten më shpesh masa duke pasur parasysh se tregtarët po keqpërdorin çdo mundësi për t’u pasuruar në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve”
Ata thonë se shqetësuese është ajo që tregtarët përsëri e shfrytëzuan periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe, siç bëhet e ditur, në mënyrë evidente i rritën çmimet, ndërsa gjithashtu edhe vlerën e Shportës minimale sindikale për ushqim dhe pije për 63 produkte themelore të cilat janë pjesë e së njëjtës për dhjetor është 23.075 është rritur për edhe 397 denarë, në vend që të ulet për të paktën 10 %. Nga LSM kërkojnë që masat e ardhshme të jenë pa u informuar tregtarët dhe biznesmenët që të mos bëjnë keqpërdorime në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/