(VIDEO) Një dekadë nga ‘Lagjja e Trimave’, enigma për porositësit dhe motivin e vërtetë vazhdon

Është mbushur një dekadë nga ngjarjet e hidhura në qytetin e Kumanovës, të konfliktit të armatosur mes një grupi të armatosur dhe forcave të sigurisë së shtetit. Edhe pse ka vendim gjyqësor dhe janë shqiptuar gjithësej 746 vjet burg për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm, porositësit dhe motivi i vërtetë vërtetë nuk u kuptua asnjëherë. Të gjithë pushtetet dhe partitë politike, që atëhërë janë zotuar se do ta zbardhin të vërtetën e këtij rasti, megjithatë enigma vazhdon sot e kësaj dite. Madje, gjithëçka kanë bërë sidomos partitë shqiptare, është një kërkesë për hetim ndërkombëtarë, e cila nuk u nis kurrë.
MARKETING
Qytetarët kanë protestuar disa herë për këtë rast, e veçanërisht pas shpalljes së verdiktit, për denimet e larta që u shqiptuan për të akuzuarit. Të dënuarit e ankimuan vendimin e shkallës së patë për të akuzuarit, Gjykata e Apelit, nuk e ndryshoi. Më pas edhe Supremja i hodhi poshtë ankesat e të dënuarve si të pabaza dhe e konfirmoi aktgjykimin.
Fillimi i majit nuk është një kujtim që duan që të mbetet në kujtesën e sidomos banorëve të “Lagjes së Trimave”, të cilët mes habis dhe frikës, vetëm dëgjonin të shtënat e armëve dhe shihnin plumbat që fluturonin nëpër zonat e banuara.
Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/