(VIDEO) Një banor i Shkupit fitoi 4 milionë euro vitin e kaluar

(VIDEO) Një banor i Shkupit fitoi 4 milionë euro vitin e kaluar

Pothuajse 50.000 qytetarë kanë pasur të hyra bruto mbi një milion denarë, ndërsa pjesa më e madhe, gjithsej 623.690 persona, kanë pasur të hyra bruto prej 100.000 deri në një milion denarë. Këto janë të dhënat zyrtare që në konferencën e sotme për media i prezantoi drejtoresha e drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Llukarevska bazuar në të dhënat nga deklarata vjetore tatimore për vitin 2021.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DREJTORISË PËR TË ARDHURAT PUBLIKE

“Krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 është rritur numri i qytetarëve, përkatësisht 25 qytetarë kanë realizuar të hyra mbi 100.000.000 denarë, ndërsa 757 qytetarë nga 10 deri në 100 milionë denarë. Në krye të listës me të ardhura bruto vjetore prej 244,3 milionë denarë për vitin 2021 është një qytetar nga Shkupi, shumica e të ardhurave janë nga paga dhe të ardhura shtesë nga jashtë. Paga më e lartë bruto vjetore në vitin 2021 e ka një qytetar nga Shkupi dhe është paguar në aktivitetin e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit, 122,3 milionë denarë”.

Llukarevska tha se një qytetar nga Shkupi në vitin 2021 ka arritur fitimin më të madh kapital në vlerë prej 130,1 milionë denarë, nga shitja e pjesës pronësore. Dividendën më të lartë e ka marrë një qytetar nga Velesi në vlerë prej 203 milionë denarë nga një pagues aktiviteti i të cilit është tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve. Në krye të listës së pagesave nga të ardhurat nga aktivitetet e pavarura është Shkupi, ndërsa shuma më e lartë është 102,4 milionë denarë. Në listën e Top 10-ës janë avokatë, noterë, hotelierë, punonjës nga tregtia me pakicë, njerëz nga biznesi I ndërtimtarisë.

Ajo sqaroi se një banor i Resnjës ka pasur të ardhura më të larta nga shitja e prodhimeve bujqësore, 17,6 milionë denarë, ndërsa një banor i Shkupit prej 37 milionë denarë ka pasur të ardhura nga dhënia me qira e hapësirave afariste dhe banesore. Ndërkaq, një pensionist nga Shkupi ka paraqitur pension të huaj prej 5,8 milionë denarë në vit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING