(VIDEO) Një 26 vjeçar dyshohet për 4 vrasje dhe dy tentime për vrasje

(VIDEO) Një 26 vjeçar dyshohet për 4 vrasje dhe dy tentime për vrasje

Prokuroria Themelore Publike ka zbuluar një vrasës serik i cili dyshohet për veprën penale “Femicid”. Në brifingun me gazetarë, prokurori i lëndës Lubomir Llape, njoftoi se bëhet fjalë për një djalë të ri nga Staro Nagoriçani, i cili nuk është i martuar, nuk ka fëmijë dhe me profesion është bari dhe i njejti dyshohet të ketë vrarë 4 gra dhe ka pasur dy tentime për vrasje. Viktimat e përzgjedhura janë që të gjitha gra, por jo pjesëtare të familjes, por që të gjitha nga Staro Nagoriçani. Motivet për vrasjet, se a e ka prauar ai fajin në bisedën para prokurorit, a ka mbajtur maskë gjatë kryerjes së veprave penale, prokurori tha se nuk mund t’i zbuloj në këtë fazë të procedurës. Por, zbuloi se nga ekspertiza psikiatrike që i është bërë  të dyshuarit është vërtetuar se ai ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për veprat e kryera penale dhe se gjithëçka e ka përllogaritur.

Prokurori Llape tha se për një muaj pritet të paraqitet edhe aktakuza.

Sinkron: Lubomir Llape, prokuror

“Me sa kam njohuri unë, bëhet fjalë për rastin e parë, për të cilin nga provat del se bëhet fjalë për një vrasës serik, i cili ka kryer edhe vepër penale ‘femicid’, gjegjësisht kryerje të veprës penale bazuar në dhunë gjinore. Hetimi do të vazhdoj dhe presim për një kohë reale, të paraqesim edhe aktakuzë”.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal ndaj këtij personi që dyshohet të jetë vrasës serik, 26 vjeçarit nga fshati Dragomancë, Komuna Staro Nagoriçani.  MPB ka bërë kallëzim penal edhe ndaj dy të punësuarëve në spitalin e Kumanovës, që kanë bërë verifikimin e vdekjes së viktimave.

Tabelë: Ministria e Punëve të Brendshme

“SPB Kumanovë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, gjithashtu ngriti kallëzim penal për veprën e kryer penale ‘punë e pandërgjeshme në detyrë’ kundër verifikuesve të vdekjeve M.S. dhe D.D. nga ‘Spitali i Përgjithshëm’ – Kumanovë”.

SPB Kumanovë njoftoi se nga zhvarrimi i trupave të dy grave është konstatuar se personat kanë vdekur si pasojë e vdekjes së dhunshme, si dhe përshkak të dyshimit të bazuar për tentim vrasjen e dy grave të tjera, është bërë kallëzim penal kundër tij. Ndërsa, kujtoi edhe se më herët SPB Kumanovë kishte ngritur kallëzim penal për vrasjen e dy grave, pas çka ju caktua masa e paraburgimit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING