(VIDEO) Nisin sërish pakënaqësitë, autobusët privatë punuan vetëm deri në orën 10:00

(VIDEO) Nisin sërish pakënaqësitë, autobusët privatë punuan vetëm deri në orën 10:00

Është rikthyer problemi ndërmjet transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit. Transportuesit privatë në transportin publik të qytetit në Shkup theksojnë se Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) u ka borxh, gjegjësisht nga janari e tutje kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve që u detyrohen. Në shenjë proteste, këta fundit sot kanë qarkulluar vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, ndërsa siç infromojnë, njëjtë do të verpojnë edhe nesër.

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nën autoritetin e së cilës është NTP Shkup, thekson se nuk është e vërtetë se ajo u ka borxh kompanive private, siç raporton portali Skopje1.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe as Qyteti i Shkupit nuk kanë borxhe ndaj transportuesve privatë”, theksojnë nga Qyteti.

Transportuesit Privatë theksojnë se pas të premtës do ta informojnë opininon se çfarë hapash do të ndërmarrin. Ndërkohë, në mungesë të qarkullimit të autobusëve në kryeqytet, është krijuar mjaft rrëmujë, ku qyetetarët ankohen se vonohen për punë, ndërsa të moshuarit ndër të tjera ankohen se ju ikin terminet që i kanë në spitale.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit të kaluar, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin, gjë që atë kohë shkaktoi kaos në qytet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING