(VIDEO) Nis faza e portokalltë e të nxehtit, qytetarët thonë se do të respektojnë rekomandimet

(VIDEO) Nis faza e portokalltë e të nxehtit, qytetarët thonë se do të respektojnë rekomandimet

I nxehti i këtyre ditëve po e prek ndjeshëm popullatën, veçanërisht më të moshuarit. Qytetarët në deklaratat e tyre për Televizionin Shenja thanë se moti i nxehtë ndikon edhe në shëndetin e tyre dhe se po përpiqen që të qëndrojnë të freskuar. Një qytetare komenton se tmperaturat aq të larta, pothuajse po jetojmë në shkretëtirën Sahara.

Qytetarja

Temperatura tepër të larta, thua se veçse jetojmë në Saharë. Ja kështu dalim ku është pak më fllad, freskohemi. Në shtepi e kemi nxehtë, me klimë duhet të rijmë, fat që unë kam një obor me drunj edhe është pak ma fllad se përndryshe me të vërtetë nuk durohet. Na ndikon në shëndet me të vërtetë shumë, posaçërisht ja ne që jemi me disa sëmundje kronike na ndikon tepër keq, po skemi çfarë të bëjmë”.

Ndërkohë, një tjetër qytetare theksoi se përgjatë këtyre ditëve tejet të nxehta, ndjekin rekomandimet e Qeverisë.

Qytetarja

Ne zakonisht në këtë kohë, shkojmë sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditën rrijmë, mirëpo në orët e mbrëmjes aty nga ora 18:00 në mbrëmje 19:00 dalim, ose edhe herët në mëngjes përndryshe me të vërtetë tani këto ditë janë shumë të nxehta dhe ëhtë mirë të ndëgjojmë të gjithë rekomandimet që mos të dilet në këtë kohë, ose edhe nëse dilet të kemi me vete ujë”.

Për më tepër, një qytetar i ulur nën hijet e parkut të Çairit pohoi se aq më tepër në këtë të nxehtë nuk qëndrohet në shtëpi.

Qytetari

Jo me dalë dalim, këtu prej në shtëpi nuk po qëndrohet, po po dalim këtu po flladitemi nga pak këtu”.

Megjithatë, edhe krahas temperaturave të larta, nga Drejtoria Hidrometrologjike njoftojnë se nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes parashikohet të ketë dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me reshje intensive si dhe breshër.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING