Video nga pista e Munihut, bora e madhe pamundësoi fluturimet

Video nga pista e Munihut, bora e madhe pamundësoi fluturimet

Fluturimet në aeroportin e Mynihut, në jug të Gjermanisë, janë pezulluar deri në mesditën e së shtunës, për shkak të borës së madhe, kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

MARKETING

Description of image

Sipas tyre, shërbimet për menaxhim të borës janë duke punuar për t’i rikthyer operacionet, transmeton REL.

Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë, dhe stacioni kryesor i trenave në Mynih është virtualisht i bllokuar.

Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën.

“Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet, sipas agjencisë së lajmeve dpa.

MARKETING