(VIDEO) Nga nesër reshje të shiut, bubullima dhe erë e fortë në disa pjesë të vendit

(VIDEO) Nga nesër reshje të shiut, bubullima dhe erë e fortë në disa pjesë të vendit

Nga pasditja e së martës deri të shtunën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe bubullima në disa vende, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe natës, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

DPHM

“Lokalisht, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe mund të shoqërohen me mot të lig, reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër”.

Nga e mërkura parashikohet ulje graduale e temperaturave ditore, si dhe paqëndrueshmëri lokale e motit, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona janë të mundshme edhe stuhi më intensive me reshje të dendura, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe breshër.

Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.

Temperatura maksimale të martën do të arrijë deri në 39°C, të mërkurën deri në 38°C, ndërsa të enjten deri në 37°C. /SHENJA/

MARKETING