(VIDEO) Nga mesnata një litër dizel do të shitet për 98 denarë

(VIDEO) Nga mesnata një litër dizel do të shitet për 98 denarë

MARKETING

Pavarësisht masave të Qeverisë për ulje të TVSH-së dhe akcizës për derivatet e naftës, qytetarët nga mesnata do të paguajnë çmime më të shtrenjta për blerjen e dizelit. Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës, nga mesnata çmimi i dizelit do të rritet për 2,5 denarë duke shkuar në 98 denarë për litër.  Ndërkaq, çmimi i benzinës eurosuper BS 95 ulet për gjysmë denari përkatësisht nga 84 në 83,50 denarë, ndërsa për eurosuper BS 98 çmimi mbetet i pandryshueshëm.

MARKETING

Sample Image

Sipas KRRE-së, nëse nuk do të kishte ulje të TVSH-së dhe akcizës, çmimet e karburanteve do të ishin shumë të më larta.

Komisioni Rregullator i Energjetikës 

“Në vendimin për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës janë përfshirë norma e TVSH-së prej 10% dhe shuma e reduktuar e akcizave për dizelin prej 4 denarë për litër dhe prej 2 denarë për litër për benzinën. Nëse nuk do të vazhdohej kohëzgjatja e uljes së TVSH-së dhe nuk intervenohej në akcizës, çmimi i benzinës do të ishte më e lartë për 8,50 denarë, ndërsa dizeli për 12 denarë në raport me vendimin e sotëm”.

Ndërkaq, kompania OKTA ka sjellë vendim që të vazhdojë deri në fund të muajit masën që të shes më lirë derivatet e naftës sesa çmimi më i lartë i përcaktuar nga KRRE. Në këtë mënyrë, dizeli do të shitet për tre denarë më lirë ndërsa benzina dy denarë më lirë.

Rritja e çmimeve të derivateve filloi më 9 mars, si pasojë e rritjes së çmimeve globale pas shpërthimit të luftës në Iran. Në këtë mënyrë çmimi i naftës shënoi rritje drastike nga 71 në 85.5 denarë, ndërsa benzinat u shtrentjuan për pesë denarë. Që atëherë, derivatet kanë shënuar rritje vazhdimisht dhe që nga ajo kohë deri më tash, nafta është shtrenjtuar për 27 denarë, ndërsa bezina për rreth 9 denarë. Përkatësisht, një rezervoar dizeli prej 50 litrash tani kushton 1,350 më shumë në krahasim me periudhën para rritjes drastike të çmimeve të derivateve.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING