(VIDEO) Nga mesnata çmimi i dizelit ulet për 6.5 denarë
Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që dizeli të ulet për 6.5 denarë për litër, por ndryshe nga pritshmëritë, benzina shtrenjtohet për gjysmë denari. Sipas vendimi të KRRE-së, çmimi i përgjithshëme i derivateve të naftë ulet për 3.84 denarë. Sipas KRRE-së, ky vendim është rezultat i rënies së çmimeve referuese në tregjet botërore.
Ulja më e madhe është te nafta dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, çmimet e të cilave ulen me 6.50 denarë për litër.
Komisioni Rregullator i Eneregjetikës
– EURODIZEL BS 95- do të kushtoj 88 denarë për litër
– EURODIZEL BS 98- do të kushtoj 90 denarë për litër
– EURODIZEL BS DEV – 85.50 denarë për litër
-Vaji Ekstra i lehtë për amviseri- 87.50 denarë për litër
-Mazuti -47,906 dënarë për kilogram
Kompania SHA OKTA sot vendosi zbritje të përkohshme prej 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98 oktanë. Siç njoftuan ata masa do të zbatohet në periudhën nga 2 deri më 16 qershor të këtij viti. Nga kompania bëjnë të ditur se vendimi është marrë si rezultat i lëvizjeve aktuale të çmimeve ndërkombëtare të karburanteve, por edhe si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me Qeverinë, të drejtuar drejt zbutjes së presionit të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë.
Lidhur me lëvizjen e çmimeve të derivateve, Qeveria mbajti seancë të dielën, konkluzionet e së cilës ishin se dizeli do të ulej për 5.5 denarë dhe benzina për 1.5 denarë. Kjo e fundit, ndryshe nga vendimi i Qeverisë, me vendim të KRRE-së, nuk u ul por u shtrenjtua për gjysmë denarë.
Emine Ismaili /SHENJA/

