(VIDEO) Nga e marta mot i paqëndrueshëm me shi dhe erë të fortë
Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se në ditën në vijim do të ketë një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe paraqitje të mjegullës në orët e mëngjesit. Sipas parashikimit të meteorologëve, nga e marta do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, vende-vende më të dendura, mbi 30 litra për metër katror. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
DPHM
“Të hënën në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për shi lokal të dobët. Temperatura minimale do të zbresë deri në minus 1 gradë, ndërsa maksimalja ditore do të arrijë deri në 19 gradë”.
DPHM informoi se edhe në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull të lehtë. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperatura në kryeqytet do të lëvizë nga 3 deri në 15 gradë.
/SHENJA/

