(VIDEO) Nga e hëna subvencionet për ushqimin e studentëve do të jepen në bazë javore

(VIDEO) Nga e hëna subvencionet për ushqimin e studentëve do të jepen në bazë javore

Ministria e arsimit dhe shkencës njofton se që nga dita e hënë pagesa e subvencionimit të racionit për student do të jepet në bazë javore. Përmes një komunikate me shkrim, ata kanë bërë të ditur se në vend që në bazë ditore nga e hëna e ardhshme, mjetet  për subvencionimin e racionit të studentëve do të paguhen njëherësh për gjashtë ditë në javë.

Sipas MASH, kjo është paraparë me ndryshimet e fundit në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, të bëra me kërkesë të organizatave dhe shoqatave të studentëve ndërsa në drejtim të avancimit të zgjidhjes për shfrytëzimin e kësaj mase sistemore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Duke filluar nga java e ardhshme, çdo studentë i cili ushtron të drejtën subvencionimit të racionit për studentë në llogarinë e tij të rrjedhëse do të përfitojë buxhet prej 840 denarë i cili do të jetë i destinuar për blerjen e ushqimit”.

Sipas ministrisë së arsimit në këtë mënyrë rritet praktika e zgjidhjes ligjore, e cila deri më tani parashihte pagesën prej 140 denarë në ditë.  Ata theksojnë se nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit të studentëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING