(VIDEO) Nga e enjtja deri të dielën mot jostabil me shi dhe bubullima
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se nga dita e enjte deri të dielën moti në vend do të jetë jostabil, me reshje shiu dhe bubullima. Të enjten priten vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa pasdite në disa zona do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE
“Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm”.
Edhe të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite priten reshje lokale shiu, bubullima dhe erë e përforcuar. Të shtunën moti do të mbetet jostabil, me vranësira të ndryshueshme, reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Ndërkaq, të dielën priten vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, si dhe kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima të izoluara. /SHENJA/

