(VIDEO) Nga dita e hënë pritet ulje drastike e temperaturave

(VIDEO) Nga dita e hënë pritet ulje drastike e temperaturave

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se reshjet do të vazhdojnë, ndërsa nga dita e hënë pritet ulje drastike e temperaturave. Java që vjen, bëjnë me dije ata, pritet të sjellë temperatura shumë të ulëta edhe atë të hënën, temperatura më e ulët mund të jetë minus 13 dhe të martën minus 14 Gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

“Nesër do të ketë reshje lokale bore, kur do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme, nën ndikimin e një presioni të lartë ajror, do të pasojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë. Në disa vende temperatura e mëngjesit do të bjerë nën -10 gradë”.

Gjatë dy javëve ka pasur reshje të ndryshueshme: etapa me reshje bore, sidomos në zonat e larta, dhe periudha me reshje shiu në luginë gjatë kushteve pak më të ngrohta. Ka pasur erëra të forta, veçanërisht nga veriu dhe jugperëndimi, që kontribuojnë në ulje të temperaturave të dukshme dhe ndjesi më të ftohtë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING