(VIDEO) Nga 1 korriku, energjia elektrike shtrenjtohet 0.4 për qind për 88 për qind të familjeve

(VIDEO) Nga 1 korriku, energjia elektrike shtrenjtohet 0.4 për qind për 88 për qind të familjeve

Nga 1 korriku për 88% të familjeve të cilët përfshihen në bllokun e parë dhe të dytë, shpenzimet e tyre për energji elektrike do të rriten për 0.4%, 8% e familjeve të cilët bëjnë pjesë në bllokun e 3 shpenzimi I tyre për energji elektrike do të rritet për 0.48% dhe 4 % e familjeve të cilat përfshihen në bllokun e 4 shpenzimet për energji elektrike do tu rriten për 0.57%, njofoti sot kreu I komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimoski.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KRRE-SË

Për të qenë më të saktë për sa i përket blloqeve për bllokun e parë nuk do të ketë ndryshime, për bllokun e 2 për 0.85%, për bllokun e 3 për 1.92%, blloku i 4 për 1.88% dhe tarifa e lirë e energjisë do të rritet për 0.65%. Është thelbësore tani që furnizuesi universal EVN HOME të ndjekë udhëzimin e dhënë nga KRRE për të optimizuar furnizmin e 15% të sasisë të pa plotësuar të energjisë elektrike që Elektranat e Maqedonisë së Veriut nuk i ka ofruar dhe tani duhet të furnizohen nga bursa e energjisë elektrike”.

Bislimoski tha se duhet të kërkohen zgjidhje kreative që do të jenë në interes të qytetarëve dhe t’i kushtohet vëmendje blerjes së energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Ai theksoi se duhet të kemi konkurrencë dhe të përfitojmë nga momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është i favorshëm. Me këto përllogaritje, Bislimoski vlerëson se nuk janë shkaktuar goditje në çmim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING