(VIDEO) Në ZNAM heqin dorë nga “dëshira” për ta hequr “Batenderin”

(VIDEO) Në ZNAM heqin dorë nga “dëshira” për ta hequr “Batenderin”

Pasi i qortoi kryeministri Mickoski duke thënë se mekanizmi i Badenterit nuk preket, përfaqësuesit e ZNAM-it, thonë se as ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se intervista e tij është keqpkuptuar. Përfaqësues i kësaj partie në konferencën e fundit për media deklaroi se ministri Fillkov nuk ka përmendur fare në intervistë heqjen e badinterit.

NIKOLLA MEMOV – ZNAM

Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e badinterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria”

Për çështjen e heqjes së badinterit dhe lojërave të pushtetit, ka reaguar, nënkryetari dhe kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, kjo është strategjia e kryeministrit që synon të fshijë dhe zhbëjë përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrje.

BUJAR OSMANI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË ÇAIRIT

Nuk po flasim për raste të izoluara, por për një strategji të mirëmenduar që synon ta zhbëjë përfshirjen e shqiptarëve në vendimmarrje, Këta mekanizma – Badenteri, Balancuesi, përfaqësimi gjuhësor – janë mburoja kundër dominimit etnik dhe po shkatërrohen qëllimisht. Kjo nuk është më vetëm një betejë politike. Është një çështje historike: A do të pranojnë shqiptarët të fshihen sërish nga sistemi, apo do të kërkojnë barazi të plotë?

Kjo është dita e dytë që partitë politike përplasen për çështjen e heqjes së Badinterit, e cila si temë lindi pas një interviste dhe kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Fillkov, nën arsyetimin se ky mekanizëm po keqpërdoret.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING