(VIDEO) Në Sofje protestohet pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër
Kreu i diplomacisë bullgare Nikollaj Milkov i ka komentuar qëndrimet e fundit të Sofjes, pas sulmit fizik ndja të punësuarit në qendrën kulturore bullgare në Ohër, Hristijan Penikov. Milkov i ka komentuar hapat e Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane, ndërsa ka thënë se kritetet janë në qarta, dhe Sofja do të thotë PO pasi që të plotësohen ato. “Kur të ndryshojnë sjelljen e tyre, atëherë do të japim dritën jeshile për integrimin e tyre”, deklaroi Milkov, i cili ka pritur personalisht Penikovin, i cili është transferuar për trajtim mjekësor në kryeqytetin bullgar.
NIKOLLAJ MILKOV, MINISTËR I JASHTËM BULLGAR
“Kam ndjesinë se gjërat do të përshkallëzohen pavarësisht përpjekjeve që po bëhen për të qetësuar situatën. Ky nuk është vetëm qëndrimi bullgar, por edhe ai evropian. Këto kritere janë të përcaktuara në dokumentet e miratuara nga BE-ja, nga të gjitha vendet anëtare, nga parlamenti ynë dhe nga parlamenti në Shkup”
Edhe presidenti bullgar Rumen Radev, deklaroi mbrëmë se sulmi ndaj Hristijan Pendikovit në
Ohër, deklaroi se ambiciet e deklaruara për anëtarësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe angazhimet e ndërmarra për reforma janë të ndrshme nga gjendja reale në të cilin jetojnë bullgarët.
Ndërkohë, nacionalistë bullgarp kanë protestuar sot në Sofje, para përfaqësisë së Komisionit Evropian. Protestën e ka organizuar deputeti bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i VMRO-së bullgare, Angel Xhambaski. Eurodeputeti i ka dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian, ku kërkon ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. /SHENJA/