(VIDEO) Në Shkup kërkohet mbrojtja e natyrës së Shqipërisë
Protesta për mbrojtje të Zvërnecit është mbajtur edhe në Shkup para ambasadës së Shqipërisë. Shtatë persona nga një grup joformal i qyetetarëve duke përfshirë edhe një pjesëtar të shoqatës ekologjike “Eco Guerilla”, dërguan një mesazh, duke thënë se Shkupi është me Shqipërinë. Ramadan Ramadani tha se përtej porosisë ekologjike në këtë mënyrë ata dërgojnë edhe porosi politike.
SINKRON:RAMADAN RAMADANI, PROTESTUES
“Kjo protestë e organizuar nga një grup jo formal i qytetarëve, e ka porosinë e vet, pikë së pari ekologjike për mbrojtjen e tokës, natyrës dhe shpezëve të Shqipërisë. Ne jemi pak njerëz këtu, por kur vjen puna për Shqipërinë, gjithmonë përçojmë një mesazh, i cili ëshë përtej një mesazhi ekologjikë, e ai është mesazh politik, se Shkupi është me Shqipërinë”.
Ndërkaq, Ngadhnjim Mehmeti nga “Eco Guerilla” tha se qendron fuqishëm përkrah protestuesve në Shqipëri, sepse siç tha, Shqipëria nuk ka tokë për t’i shitur askujt.
SINKRON:NGADHNJIM MEHMETI, PROTESTUES NGA ECO GUERILLA
“Sot jemi këtu para ambasadës shqiptare, për të dhënë përkrhajen tonë për protestën që janë duke u bërë për shitjen e tokave dhe dëmtimin e natyrës, që pretendojnë ti bëhet tokës shqiptare. Natyrishtë që ambienti, natyra, ekologjia nuk njohin kufijë, as politik, as gjeorgrafikë. Ne jemi në përkrahje të fortë të bashkëmendimtarëve tanë ambientalistë dhe të atyrëve që duan ta mbrojnë tokën shqiptare. Ne nuk kemi tokë për ti shitur askujt, kudo qoftë ajo”.
Shkupi është me Shqipërinë, tha Alaudin Mustafa, i cili tha se ata nuk janë kundër askujt, por vetëm se përkrahin protestuesit në Shqipëri.
SINKRON:ALAUDIN MUSTAFA, PROTESTUES
“Nuk jemi këtu kundër askujt, vetëm jemi që si shqiptarë, qytetarë dhe shkupjan, ta shprehim mbështetjen tonë për protestat masive që po mbahen tani ane mbanë Shqipërisë për mbrotje të Shqipërisë, pra vetëm shkurtë që krejt le ta dinë, Shkupi është me Shqipërinë”.
Portestuesit mbanin pankarta në duar me mbi shkrimet sikurse, “Shqipëria në Be me gjithë Zvërnecin në te”, “As dhëndri, as nusja, për Shqipëri vendos djali e cuca”, “Sot mbrojmë Zvërnecin, natyrën dhe gjithë Shqipërinë”, e kështu me radhë.
Samir Mustafa /SHENJA/

