(VIDEO) Në një autobus në Tabanoc është zbuluar një bunker kontrabandë

Inspektorët doganor para dy ditësh në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në kufirin maqedonas-serb, kanë konfiskuar një autobus, pasi në të kishte hapësirë të posaçme të ndërtuar, përshtatur dhe modifikuar për fshehjen e mallit, njoftoi sot Drejtoria doganore. Siç bëjnë të ditur nga drejtoria e doganave, bëhet fjalë për një autobus të një kompanie transportuese serbe, e cila kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd.
Bunkeri i bërë posaçërisht për kontrabandë me mallra është zbuluar kur autobusi është regjistruar për dalje nga shteti në vendkalimin Tabanovc të premten, por inspektorët doganor nga departamenti operativ i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve e kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar.
DREJTORIA E DOGANAVE
“Ndarjet janë vënë re në pjesën e krevatit të shoferëve, ku ka pas një hapje për të hyrë në pjesën e pasme të autobuzit, në të cilën vështirë të arrihet. Kjo ‘derë’ ka qenë e mbyllur me një ndarje metalike, dhe sipër saj ka qenë vendosur një panel druri me tapiceri, i cili përfaqëson një hapësirë të përshtatur posaçërisht – një bunker, për qëllime të kontrabandës së mallrave”.
Nga Drejtoria e doganave shtojnë se autobusi sipas Ligjit për Dogana është sekuestruar përkohësisht, ndërsa kundër shoferit është dorëzuar kallëzim përkatës në Gjykatën Themelore kompetente. /
Inspektorët doganor para dy ditësh në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në kufirin maqedonas-serb, kanë konfiskuar një autobus, pasi në të kishte hapësirë të posaçme të ndërtuar, përshtatur dhe modifikuar për fshehjen e mallit, njoftoi sot Drejtoria doganore. Siç bëjnë të ditur nga drejtoria e doganave, bëhet fjalë për një autobus të një kompanie transportuese serbe, e cila kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd.
Bunkeri i bërë posaçërisht për kontrabandë me mallra është zbuluar kur autobusi është regjistruar për dalje nga shteti në vendkalimin Tabanovc të premten, por inspektorët doganor nga departamenti operativ i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve e kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar.
DREJTORIA E DOGANAVE
“Ndarjet janë vënë re në pjesën e krevatit të shoferëve, ku ka pas një hapje për të hyrë në pjesën e pasme të autobuzit, në të cilën vështirë të arrihet. Kjo ‘derë’ ka qenë e mbyllur me një ndarje metalike, dhe sipër saj ka qenë vendosur një panel druri me tapiceri, i cili përfaqëson një hapësirë të përshtatur posaçërisht – një bunker, për qëllime të kontrabandës së mallrave”.
Nga Drejtoria e doganave shtojnë se autobusi sipas Ligjit për Dogana është sekuestruar përkohësisht, ndërsa kundër shoferit është dorëzuar kallëzim përkatës në Gjykatën Themelore kompetente./SHENJA/