(VIDEO) Në listën e zezë edhe ata që cenojnë marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës
Presidenti amerikan, Joe Biden ka sjellë dekret me të cilan zgjerohen kategoritë e personave që do t’i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së, për përpjekjet për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përpjekjeve për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, si dhe pjesëmarrjen në korrupsion të konsiderueshëm. Arsyeja e vendosjes së masave të përforcuara dhe të zgjeruara, siç përshkruan Biden në fillim të dekretit, është për shkak të ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë mes tjerash përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve në rajon, si dhe përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm.
SHTËPIA E BARDHË
“Arsyet për sanksionet në të ardhmen do të përfshijnë gjithashtu përpjekjen për të kërcënuar paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo shteti të Ballkanit Perëndimor, përpjekjen për të kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, përpjekjen për t’u përfshirë në korrupsion, si dhe si përpjekjen për t’u përfshirë në veprime ose politika që minojnë institucionet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Në dekret më tej qëndron se, sanksionet do të zbatohen edhe për personat të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë marrë pjesë apo kanë tentuar të marrin pjesë në shkeljen, pengimin apo kërcënimin e zbatimit të sigurisë rajonale, marrëveshjeve paqësore apo marrëveshjet për njohje të ndërsjellë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Ohrit, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
SHTËPIA E BARDHË
“Me rregullativën e re përfshihen edhe persona që kanë ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike, mallra ose shërbime për të mbështetur personat në listën e sanksioneve, si dhe ata që kontrollohen të veprojnë drejtpërdrejt ose indirekt për ose në emër të personat e sanksionuar”.
Me dekretin e ri, sanksionet do t’i përfshijnë edhe bashkëshortët dhe fëmijët e rritur të personave të sanksionuar, liderët apo anëtarët qeveritarë apo afarist të subjekteve të sanksionuar si dhe ata nën kontrollin e të cilëve janë personat apo subjektet e sanksionuar.
Teuta Buçi /SHENJA/