(VIDEO) Në kufi të anarkisë, BDI vazhdon ndaras takimet me qytetarët

(VIDEO) Në kufi të anarkisë, BDI vazhdon ndaras takimet me qytetarët

Drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar ndaras takimet me qytetarët. Në njërën anë, në Sellcë të Tetovës ishte kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, me disa funksionar shtetërorë dhe në anën tjetër, i ashtuquajturi “Grupi Zjarrit”, ishin në qytetin e Kumanovës. Me moton “Bashkë për Evropë”, Ali Ahmeti, tregoi edhe dobit që vendit i takojnë nëse bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai madje  kërkoi të bëhet një “skaner” për të gjithë politikanët, pasi sipas tij, për të kuptuar se çfarë pasurie kanë pasur para dhe pasi kanë hyrë në politikë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Por cilat janë detyrat e shtëpisë? Sundimi i ligjit. Pse ne kërkojmë veting? Të futen në skaner të gjithë politikanë, gjykatës, prokurorë, policë, kryetarë komunash… Si ka hyrë në politikë, si ka qenë statusi i tij, sa shtëpia i ka pasur, sa metra katror në Tetovë apo në Shkup para se të hyjë në politikë dhe pasi del ose është në politikë?”.

Ndërkaq, nënkryetari i BDI-së dhe deputet, Izet Mexhiti tha se kjo që po ndodh sot është një standard i ri në politikën shqiptare, që buron nga demokracia perëndimore, ku kandidohen njëherë brenda partisë, mandej garojnë me partitë kundërshtare.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ne në vitin 2020, në valën e pandemisë kontribuam që ti fitojmë zgjedhjet, i ndihmuam Ali Ahmetit dhe BDI-së ndërsa sipas sygjerimeve të Agjencive për matje të rejtingut, nuk kandiduam askund Artan Grubin se na thanë se ky është kampion për humbje votash. Pas zgjedhjeve u bë një gabim i madh, atë që e fshehëm e bëmë zëvendës kryeministër. Duruam për hatër të anëtarësimit të vendit në NATO dhe për hatër të Ali Ahmetit.

Takime të tilla me qytetarët kanë paralajmëruar edhe ditëve të vijim nga të dyja taboret. BDI-ja me në krye me Ali Ahmetin, do të vazhdojë në rajonin e Pollogut, ndërsa  forumi I gruas, nga të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, gjatë ditës së nesërme takimet  do ti vazhdojnë në  Shkup. Samir Mustafa /SHENJA/