(VIDEO) Në komunën e Çairit është promovuar sot projekti për ndërtimin e pishinës së mbyllur

(VIDEO) Në komunën e Çairit është promovuar sot projekti për ndërtimin e pishinës së mbyllur

Sot është promovuar fillimi i punimeve për ndërtimin e Pishinës në Çair, e cila siç theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu do të jetë pishinë shkollore prej 620 m2 dhe do të kushtojë 600 mijë euro. Edhe pse kompania e ka kontratën për një vit e gjysmë për mbarimin e këtij projekti, Ganiu njoftoi se kanë marrë garanca gojore që për festat e nëntorit do të kenë mundësi që në mënyrë solemne ta bëjnë përurimin e këtij projekti.

Po ashtu, ai potencoi që pishina do të jetë e mbyllur që të mundet të bëhet shfrytëzimi i saj në të gjitha stinët. Ky projekt merr vlerë pasi që mësimi i notit në shkollat fillore do të bëhet i obligueshëm.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

Kjo pishinë do të jetë 620 m2, do të jetë pishinë me të gjitha standartet për not, këtu do të kenë mundësinë dhe do ta bëjmë të obligueshëm mësimin e notit nëpër shkollat fillore dhe shfrytëzoj rastin gjithashtu falënderoj edhe kolegët, arsimtarët e aktiviteteve sportive. Dhe dua të them që do të jetë pishinë e mbyllur dhe do të punoj në të gjitha stinët”.

Ganiu theksoi se ky projekt është me 4 vjet vonesë nga ajo që e kanë projektuar dhe prezantuar, për shkak se fondet shkonin në komunat e tjera. Ai theksoi se pishina dhe investime të këtij lloji dhe të aktiviteteve sportive, të rekreacioneve në komunën e Çairit do të vazhdojnë të ndërtohen me një intensitet shumë më të vrullshëm në të ardhmen. /SHENJA

MARKETING