(VIDEO) Ndryshimet në kodin penal, shpëton VMRO-DPMNE dhe Janakievski
Për shkak të ndryshimit të Kodit Penal do të pamundësohet gjykimi edhe ndaj një procesi gjyqsor. Rasti “Talir”, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partis VMRO-DPMNE, është pranë vjetërsimit, megjithatë kjo do të konfirmohet më datë 10 nëntor, në seancën e radhës. Me këtë rast shpëton i akuzuari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Kërkesë për vjetërsim të lëndës kërkuan edhe të akuzuarit e tjerë deputeti Ilija Dimovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeveris Kirill Bozhinovski. Meqenëse ata nuk do të akuzohen për keqpërdorim të autorizimit zyrtar, gjykimi për ta do të vazhdojë për akuzën larje parash, e cila nuk është përfshirë në ndryshimet e Kodit Penal. Ndërkaq, gjykimi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit bëhet në mungesë të tij. Gjykimi për rastin “Talir” ka nisur në mars të vitit 2020.
Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, vjetërsuan edhe rastin gjyqsor 16 vjeçar, të quajtur “Syri i Gjarpërit”.
Më tej, ditë më herët, Gjykata Themelore Penale Shkup shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar në rastin e njohur si rasti “Target-Fortesa.
Po ashtu deputeti i partisë socialiste Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, u shpëtuan nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti.
Më 6 shtator Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkaktuan reagime të forta në opinion. Por edhe përkundër kësaj, të njejtat i konfirmoi edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe u publikuan menjëherë edhe në Gazetë Zyrtar. Ndërkaq, si pasoj do të vazhdojnë të vjetërohen edhe shumë lëndë të tjera gjyqësore.
Emine Ismaili /SHENJA/