(VIDEO) Ndotja e ujit në Gostivar, LSDM kërkon hetim, VMRO fajëson për politizim të rastit

(VIDEO) Ndotja e ujit në Gostivar, LSDM kërkon hetim, VMRO fajëson për politizim të rastit

LSDM kërkon hetim nga prokuroria dhe përgjegjësi nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë për situatën në Gostivar. Situata e re e krijuar atje, me paraqitjen e një bakterie të re, sipas LSDM-së është kulmi i kolapsit institucional dhe një tjetër skandal shëndetësor, sepse kjo bakterie thonë ata shkakton infeksione të lëkurës dhe sëmundje tjera serioze.

MARKETING

Description of image

Elena Radeska, LSDM

Sistemi i Mickoskit dhe Klekovskit dështoi plotësisht në detyrën e tyre themelore, në vend që të mbronte shëndetin e qytetarëve, e rrezikoi atë. Prandaj Mickoski dhe Klekovski fshihen pas Toshkovskit dhe Angellovit, njerëz që nuk janë profesionist për këtë dhe vetëm krijojnë huti dhe shqetësime të qytetarët”.

Ndërsa VMRO thotë se LSDM në vend që të mbajë leksione, të përgjigjet pse nuk ka marrë masa për të zgjidhur problemet e ujit për vite me radhë. Ndërsa shtojnë se LSDM dhe Venko Filipce po përpiqen të përfitojnë politikisht nga situata në Gostivar.

Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE

“Dokumentet që i ndajmë çdo ditë me publikun, tregojnë se në periudhën kur LSD ishte në pushtet, kurse institucionet ishin nën udhëheqjen e tyre, ka pasur disa raste të ujit të pasigurtë për pije, por ato nuk por ato nuk u zgjidhën nga qeveria e atëhershme. Ky është problem që është prolonguar me vite, derisa Filipçe dhe LSD udhëhiqnin shtetin”.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë njofton se situata në Gostivar po qetësohet. Në 24 orët e fundit, bëjnë me dije se janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING