(VIDEO) Ndihma e shpejtë pranon mbi 200 thirrje në ditë nga qytetarët

(VIDEO) Ndihma e shpejtë pranon mbi 200 thirrje në ditë nga qytetarët

Për shkak të motit të nxehtë është rritur ndjeshëm numri I personave që kërkojnë ndihmë nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente. Nga ky institucion thonë se regjistrohen më shumë se 200 thirrje në ditë, të cilat kryesisht i referohen ndërhyrjeve në vende publike për shkak të shembjeve ose në kushte shtëpiake për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të qytetarëve.  Daniel Georgievski nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente Shkup thotë se ka më shumë thirrje me simptoma të të përzierave, të vjellave, mbinxehjes së trupit, goditjes nga nxehtësia dhe shumë shpesh arrijmë t’i ndihmojmë qytetarët me këshilla. Për shkak të motit të nxehtë, Georgievski thotë se personat me sëmundje kronike mund të përjetojnë probleme kardiake, atak në zemër dhe goditje në tru, si dhe luhatje të presionit të gjakut.

MARKETING

Description of image

Daniel Georgievski nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente Shkup

“Nëse pas ekspozimit të zgjatur në diell ndihen simptoma të marramendjes, të përzierave ose dobësisë, duhet të hyjnë në dhoma me ajër të kondicionuar dhe të konsumojnë më shumë lëngje. Hani ushqime më të lehta, ushqime të gatuara, me më pak kalori, personat me sëmundje kronike duhet të marrin rregullisht ilaçet dhe të matin tensionin e gjakut, ndërsa diabetikët duhet të matin sheqerin në gjak”.

Ndërkaq, për shkak të temperaturave të paralajmëruara të larta deri më 7 gusht, Instituti për shëndet publik (ISHP) u apelon qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga vala e të nxehtit, posaçërisht në periudhën prej orës 11 deri 17, kur rreziku nga ekspozimi në diell është i madh.

Instituti për shëndet publik

“Kur trupi ka probleme me balancimin e temperaturës, kjo mund të çojë në një ndjenjë dobësie, gojë të thatë, marramendje, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë, dhimbje barku. Gjatë përkeqësimit të së ashtuquajturës ‘goditje nga dielli”, mund të shfaqen edhe simptomat e mëposhtme: ndërprerje e djersitjes, lëkurë jashtëzakonisht e nxehtë, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, të fikët dhe madje edhe vdekje”.

Nga Instituti theksojnë se grupet e cenueshme të popullatës janë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, personat socialisht të cenueshëm, punëtorët në natyrë, si dhe personat me sëmundje kronike, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e mushkërive dhe veshkave, diabeti, sëmundjet mendore, obeziteti dhe personat nën terapi që rrit urinimin – diuretikë, disa ilaçe për epilepsinë, sëmundja e Parkinsonit, etj.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING