(VIDEO) Ndërtimi përballë Shtëpisë së Pleqve në Çair, pronari thotë se ka leje, komuna demanton

(VIDEO) Ndërtimi përballë Shtëpisë së Pleqve në Çair, pronari thotë se ka leje, komuna demanton

Paraditen e sotme sërish kanë rifilluar punimet për ndërtimin e një ndërtese në afërsi të shtëpisë së pleqëve në Çair. Pronari i objektit në ndërtim tha se i është miratuar leja e ndërtimit nga komuna e Çairit. Ndërkaq nga komuna e Çairit të pyetur nga TV SHENJA thanë se akoma nuk i është dhënë leje ndërtimi dhe deri në marrjen e lejës nuk mund të ndërtohet ndërtesa.

KOMUNA E ÇAIRIT

Nga Komuna e Çairit, pronarit të hapësirës i është dhënë leje për vendosjen e rrethores (murit mbrojtës), që të sigurohet ajo pjesë nga shembja. Deri në marrjen e lejes për ndërtim, në atë pjesë nuk mund të ndërtohet ndërtesë”.

Ndërsa, Drejtori i shtëpisë së pleqëve Mevaip Ramadani tha se ky ndërtim është bërë problematik për banorët e shtëpisë së pleqëve pasi që në atë vend hudhen mbeturina dhe ajo rrezikon shëndetin e tyre. Ai thotë se problem kanë edhe me tubat e ujit të cilat janë lënë mbi tokë.

MEVAIP RAMADANI, DREJTOR I SHTËPISË SË PLEQËVE

Ne disa here kemi intervenuar se këtu po punohet diçka, na janë lajmëruar se ata kanë pasur probleme se nuk kanë pasur dokumentacion por tash kemi informacione se ato dokumentacionet I presin, por e vazhdojnë punën, na treguan se çdo gjë është në rregull dhe një dokument gjoja se prej komunës do ta sigurojnë dhe të fillojnë me punën”.

Objekti pranë shtëpisë së pleqëve disa herë ka filluar dhe ka ndërprerë punimet. Fillimisht të moshuarit që banojnë aty dolën kundër këtij objekti pasi që i njejti siç thanë ata e pengon pamjen dhe hapësirën pranë dhomave të tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING