(VIDEO) Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë për negociatat, partitë akuzojnë njëra tjetrën

(VIDEO) Ndarja e RMV-së dhe Shqipërisë për negociatat, partitë akuzojnë njëra tjetrën

Në të gjitha anketat e realizuara mbi 75% e qytetarëve thonë se janë pro anëtarësimit në BE. Politikanët kanë detyrimin të marrin vendime për të përmbushur pritshmëritë e tyre. Qeveria duhet të thotë se cili është plani i tyre. Natyrisht po shohim një skenar në të cilin fatkeqësisht vazhdon qasja e vjetër manipuluese e kësaj garniture, të manipulojmë çfarë të mundemi për zgjedhje dhe pasi ta marrim pushtetin nuk vlen asgjë”. Kështu tha sot deputeti i LSDM-së Fatmir Bitiqi pas ndarjes së rrugës europiane të RMV-së dhe Shqipërisë. I takonte qeverisë të përmirësonte kushtet siç ishte premtuar, shtoi ai.

FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË

Natyrisht, po shohim një skenar në të cilin fatkeqësisht vazhdon qasja e vjetër manipuluese e këtij kuvendi, të manipulojmë çfarë të mundemi për zgjedhje dhe atëherë kur ta marrim pushtetin, asgjë nga këto nuk vlen. Cila është alternativa? Qeveria duhet të thotë se si do të veprohet pas ndarjes së rrugës evropiane. Javën e ardhshme do të kalojnë 100 ditët dhe do të ishte mirë që Qeveria të dalë me një plan se ku do të lëvizë Maqedonia në vitet e ardhshme, kur është e dukshme ndarja e rrugës evropiane nga vendet e tjera”.

Ndërkaq, VMRO akuzon se Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI gjatë shtatë viteve nuk kanë punuar për përmbushjen e vlerave europiane, por kanë punuar për të mbushur xhepat e disa individëve.

VMRO-DPMNE

Qeveria e LDS-së dhe BDI-së, duke praktikuar vetëm korrupsionin dhe krimin, e ktheu Maqedoninë shumë prapa në planin e integrimit evropian. Rezultati i qeverisjes shtatëvjeçare të LDS-së dhe BDI-së është se Maqedonia mbetet në fund të rrugës drejt BE-së, pra edhe Shqipëria ecën përpara. Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Artan Grubi janë krijuesit e skenarit të errët për Maqedoninë. Çfarë bënë për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së?”.

Sipas VMRO-së, Zaevi, Filipçe dhe Grubi janë të vetmit fajtorë që Shqipëria është para nesh.

Ndërkaq, BDI vlerëson se vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me legjitimitet monoetnik.

BDI

Partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore duke u zotuar që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit. Gënjyen. Për 100 ditë shkaktuan skandale që na kthyen prapa 30 vjet dhe na humbën shpresën e fundit për integrim në Bashkimin Europian”.

Sipas BDI-së rreshtimi i hapur me Rusinë dhe Kinën nuk është i pranueshëm dhe është në kundërshtim me përcaktimet e qytetarëve për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon kthim të menjëhershëm të prioritetit shtetëror për integrim europian dhe distancim të menjëhershëm të qeverisë nga partneriteti ruso-kinez. /SHENJA/

GOO

 

MARKETING