(VIDEO) Naqe Çulev akuzon MPB-në për kepërdorim të buxhetit

(VIDEO) Naqe Çulev akuzon MPB-në për kepërdorim të buxhetit

Për herë të parë në histori, policët e vendosur në objektin në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë do të hanë ushqime që do të sigurohen nga një kompani private, e themeluar pikërisht me mbështetjen financiare të qeverisë së LSDM-së, edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme  ka kuzhinat e veta. Kështu e ka akuzuar partinë në pushtet LSDM, ish-ministri i Punëve të Brendshme Naçe Çulev, nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

NAÇE ÇULEV, VMRO-DPMNE

“Përderisa në objektet e MPB-së ka kuzhina me pajisje të reja moderne për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve pikërisht në periudhën kur ishte ministër Oliver Spasovski, e cila  i plotëson të gjitha standardet e HASAP-it, tani po ky Spasovski është duke hedhur miliona euro për  tenderë të ushqimeve”.

Naçe Çulev , infromoi  se është lidhur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Oliver Spasovskit dhe kompanisë Industry Service, e cila sipas tij, i jep të drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme të shpenzojë deri në 440 milionë denarë  për ushqim.

NAÇE ÇULEV, VMRO-DPMNE

“Është një biznes ëmbëlsirash duke pasur parasysh që në Qendrën e Trajnimit do të shpërndahen diçka më pak se 1000 vakte në ditë. A ka mundësi që një marrëveshje e tillë të jetë lidhur me kompaninë Industry Service, sepse më parë,  ka pasur marrëdhënie biznesi me qeverinë”.

Çulev, nuk kurse auzat as për të parin e qeverisë, sipas tij, Kovaçevski dëshiron të qëndrojë edhe një ditë në pushtet që të shpenzojë paratë e buxhetit për tendera milionshe.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING