(VIDEO) Murtezi: Numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet për 70%

(VIDEO) Murtezi: Numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet për 70%

Me miratimin e Ligjit të ri për lojërat e fatit, numri i objekteve të lojërave të fatit në gjithë vendin do të ulet për 70%, kurse në Çair 90%. Kështu zotohet VLEN, pasi ligji kaloi një ditë më parë në Kuvend. Ata thonë se kjo ka qenë një premtim i tyre parazgjedhor, të cilin tashmë po e bëjnë realitet.

 Muhamed Murtezi, VLEN        

“Sipas vlerësimeve tona, me miratimin e këtij ligji numri i objekteve të lojërave të fatit në gjithë territorin e vendit pritet të ulet përreth 75%. Në Çair përshkak të mënyrës se si është organizuar infrastruktura dhe afërsia e objekteve arsimore, ulja mund të arrij deri në 90%. Me këtë ligji, vendosen kushte më të rrepta për licencim, ndalohet reklamimi që e paraqet bixhozin si sukses apo mënyrë jetese, ndalohet përdorimi i figurave publike dhe përmbajtjeve që synojnë të miturit, ndërsa mbikqyrja ndaj gjithë sektorit përmirësohet ndjeshëm”.

Poashtu theksoi se kompanitë që merren me lojërat e fatit do të kenë detyrime më të mëdha financiare. Ndërsa përmendi edhe mbyllljen e 358 platformave ilegale online.

Murtezi bëri me dije se VLEN ka filluar të merret edhe me kompanitë e kredive të shpejta, të cilat siç tha shpesh krijojnë përshtypjen se funksionojnë në të njëjtin zinxhir me kazinotë.

Dje në Kuvend Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese u miratua me 60 vota “për” dhe 20 “kundër”.

Me këtë ligj kazinotë pranë shkollave,duhet të jenë  500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING