(VIDEO) Murat: Ndyshimet që iu bënë “Balancuesit” nuk janë sipas parimeve kushtetuese

(VIDEO) Murat: Ndyshimet që iu bënë “Balancuesit” nuk janë sipas parimeve kushtetuese

Deputeti i Frontit Europian, Sali Murat ka komentuar sot ështjen e ndryshimeve ligjore për çështjen e balancuesit. Ai ka thënë se ndryshimet nuk janë në suaza të ligjeve të vendit. Ai theksoi se të gjithë duhet të pajtohen me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse është obligim. Ndërsa thekson se vendimet e Kushtetues mund të komnetohen pasi të merren.

Sali Murat, Deputet i Frontit Europian

Unë si ish gjykatës dhe si kryetar i Gjykatës Kushtetuese mendoj se nuk është në suazat e Kushtetutës së Maqedonisë. Në një nen të Kushtetutës shumë qartë shkruan pozicioni, avancimi të drejtave për bashkitë që e kanë të drejtën e punësimeve. Do të presim vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetutese, atëherë faktikisht do të mund të komentojmë rastin”

Ndërkaq Murati shton së ai tashmë e njeh atë problematikë pasi që e ka punuar atë lëndë dhe se për më tepër sipas tij nuk është e drejtë që të komentojë. Ai shton se deri në këto momente ende nuk di si të veprojë, dhe se vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të mundet të japë përgjigje të plotë.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING