(VIDEO) Mungesa e parkingjeve në Qendrën Klinike, Aliu: Jo garazhe në kate, por parkingje digjitale

Ministria e Shëndetësisë ka zgjidhje për problemin me parkingjet, tha ministri Azir Aliu, i cili tha se marrëveshja me Ndërmarrjen Publike “Parkingjet e Qytetit” do të nënshkruhet brenda pak ditësh.
Aliu tha se zgjidhja do të kërkohet në hapsirat aktuale dhe nuk parashihet ndërtime të garazheve në kate. Aliu shtoi se me marrëveshjen e re parashihet që në Qendrën Klinike të ketë parkingje digjitale.
AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË –
“Është definuar që parkingu të duket dhe do të jetë i tillë që nuk ka në nivel të shtetit. Do të jetë komplet i digjitalizuar dmth, do të jetë parking i mençur, i cili nga momenti i parë kur hyni brenda deri në momentin kur do të dilni do të ju ndjek në formë automatike dhe do të komunikojë me veturën. Gjithashtu, në parking do të ketë hyrje të veçanta sidomos në kardioliogji”
Tha se sipas metodologjisë së re, çmimi i parkingut nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe se do të ketë selektime. Megjithatë, ministri siguroi se çmimet do të jenë më lirë se çmimet komerciale që janë nëpër parkingjet e vendit.
AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Çmimet në parking do të jenë kaskade do të ndahen në katër pjesë, çmimet për pacientët që kanë probleme onkologjike do të jenë pa para, mund ta shfrytëzojnë parkingun me zero denarë. Çmimet për pacient që janë jashta kategorisë, pacient onkologjik do të ketë një çmim tjetër, çmimet për të punësuarit brenda në klinikë do të jenë çmime të treat ndërsa kategoria e katërt do të jetë për qytetarë të cilët vijnë për arsye tjera dmth, vizitë apo diçka tjetër”
Përndryshe, ministri Aliu përmes një konference tematike njoftoi ndryshime të reja në sistemin “Termini im” duke thënë se është zhvilluar një modul i ri i cili u mundëson punonjësve evidentim elektronik të kontrolleve shëndetësore në fushën e mjekësisë së punës. Tutje ai shtoi se prioritet i tij është digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor.
Mevludin Imeri /SHENJA/