(VIDEO) Mungesa e autobusëve, qytetarët të nervozuar presin me orë të tëra

(VIDEO) Mungesa e autobusëve, qytetarët të nervozuar presin me orë të tëra

Në mungesë të qarkullimit të autobusëve privat  në qytetin e Shkupit, vazhdon kaosi në kryeqytet. Ekipi Televizionit Shenja vizitoi disa stacione të autobusëve, ku pa nga afër qytetarë të revoltuar, të cilët deklarojnë se  presin me orë të gjata. Një qytetar, i cili po kthehej nga tregu për në shtëpi, tha se 2 orë është duke pritur autobusë në një vend, pasi sipas tij, ata pak autobusë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, janë të stërngarkuar.

QYTETAR

“Isha në treg, qe dy orë pres autobusë, na pengon shumë por çfarë të bëjmë, turp është të presim dy orë autobusë, kjo është katastrofë”

QYTETAR

“Nuk kemi çfarë të themi, nuk kemi shtet, nuk kemi asgjë. Autobusin me numër 9 e presim me orë të tëra, nuk ka, për autobusin me numër 20 mos të flasim, a ka ndokush që ekziston, po maltretohen qytetarët, marre është kjo, pres një orë autobusin me numër 9 dhe nuk ende nuk ka”

Ndërkaq, një qytetare  tjerë ankohen se në mungesë së autobusëve privat, vonohet për në punë.

QYTETARE

“Po shkojë në punë, ja pra tash do të vonohem, nuk e dim se çfarë do të na bëjnë”

Apeli i qytetarëve është që autubusët privat të lëshohen sa më shpejtë në qarkullim, pasi sipas tyre është nevojë e madhe për qytetarët, të cilët udhëtojnë për ti kryer obligimet e tyre.

QYTETAR

“Shumë rrallë janë, un kisha than të lëshojnë në qarkullim sa më shumë autobusë në qarkullim, sepse po krijohet rrëmujë, ju kisha apeluar që  ti lëshojnë autobusët privat, nevojë kanë qytetarët, por pse nuk i lëshojnë nuk e di”.

QYTETAR

“Shumë rrallë, ne jemi të fshatit Bllacë, e presim at të orës 2, por ende nuk ka”

QYTETAR

“Nuk ka autobusë privat, duhet t’i kthejnë të qarkullojnë edhe ata, është mëkat, duhet të ketë autobusë shtetërorë edhe privat”.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar shpallja publike për ndarjen e pakos së linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit. Shpallja ishte për linjat e numrit 23, 45, 61, 63 dhe 73 nga pako 1, ndërsa në pakon 2 janë linjat 9, 11, 11A, 12, 47A, 55; kurse në pakon 3 kemi linjat: 19, 20, 22, 52 dhe 54. Për këto linja do të nevojiten 115 autobusë dhe 246 shoferë. Nga Qyteti i Shkupit sqaruan se në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa  thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING