(VIDEO) Mund të vjetërsohen rreth 200 lëndë të lidhura me korrupsionin
Transparency International Macedonia kishte një vërejtje sa i përket vjetërsimit të lëndëve të funksionarëve. Vërejtja ishte ndryshimi i Kodit Penal në pjesën e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, deklaroi Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International Macedonia në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai tha se një ulje e tillë e dënimeve dhe fshirja e një prej veprave të kualifikuara, ulja në vetë pjesën e të dënuarit e veprave, do të çojë në vjetërsimin e rreth 200 çështjeve të lidhura me korrupsionin.
BLLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA
“Është një imazh shumë i keq në opinion, sepse Kodi Penal dhe Ligji për Procedurën Penale përfaqësojnë bazat me të cilat autoritetet gjyqësore luftojnë kundër korrupsionit. Kur ulet dënimi dhe kjo bëhet nga politika e lartë, ekzekutivi dhe legjislativi që miratuan këto ndryshime, mund ta imagjinoni se çfarë sinjali është për publikun, që vetë politikanët miratojnë një ligj që redukton përgjegjësia e tyre dhe me të mundësohet vjetërimi”.
I pyetur për Listën e Zezë e SHBA-së Pandovski tha se ajo mund të jetë një zë për prokurorinë për të nisur procedura të caktuara. Sepse, siç thotë ai kjo është një situatë kur ata persona janë futur në Listën e Zezë për shkak të veprimeve të caktuara korruptive ose të tjera që kanë bërë këtu në RMV dhe për të njejtat në vend nuk ka pasur asnjë procedure të inicuar.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/