(VIDEO) MPB nga fillimi i dhjetorit ka regjistruar 18.318 shkelje në trafik
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në periudhën nga 01.12.2025-deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 18,318 urdhërpagesa të lëshuara, 4,019 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar.
Ministria e Punëve të Brendshme
“123 persona u privuan nga liria për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 100 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 13 për drejtim të automjetit me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar në vendbanim, shtatë për drejtim automjeti me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar jashtë vendbanimi dhe tre për drejtim të automjetit në drejtim të ndaluar”.
Nga MPB kanë shtuar se, sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, gjatë muajit dhjetor, u regjistruan 5,018 shkelje për parkim të papërshtatshëm, u vendosën 1,843 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa patentë shoferi, si dhe 679 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 18 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, dhe u sanksionuan gjithashtu 415 këmbësorë. 1,046 përdorues të rrugës u sanksionuan gjithashtu për mospërdorim të rripit të sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 322 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe 172 për shkak të mosfunksionimit teknik. 101 shoferë u sanksionuan gjithashtu për mospërmbushje të kushteve të përcaktuara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”.
Ministria njoftoi se, kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke ju bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.
Anida Murati /SHENJA/

