(VIDEO) MPB: Mbi gjashtë mijë gjoba për nëntë ditë, 44 të arrestuar
Ministria e Punëve të brendshme informoi se në periudhën nga 1 dhjetor deri 9 dhjetor 2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga policia në rrugët e të gjithë vendit, janë lëshuar gjithsej 6151 urdhërpagesa, prej të cilave 1 573 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar.
MPB
“44 persona janë arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 33 për drejtim te automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nëntë për lëvizje me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar”.
MPB sqaron se 1511 shkelje janë regjistruar për parkim të paligjshëm, janë vendosur 620 masa ndaj shoferëve që drejtojnë automjetin pa patentë shoferi, 39 sanksione për kalim në semafor të kuq, 32 masa për shkelje të kryera nga këmbësorët, si dhe 173 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu janë sanksionuar 349 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, si dhe 214 masa për shoferë për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 119 automjete janë hequr nga trafiku për shkak se nuk ishin të regjistruara, dhe 62 për shkak të mosfunksionimit teknik.
/SHENJA/

