(VIDEO) Mjekët amë protestuan një orë, “termini im” kërkon verifikim

(VIDEO) Mjekët amë protestuan një orë, “termini im” kërkon verifikim

Mjekët amë kanë protestuar sot nga ora 11:00 deri në ora 12:00 pasi kanë marrë urdhër nga “Termini im” pa paralajmërim për verifikimin e telefonave celularë të pacientëve para se të lejohen t’i kontrollojnë. Sistemi nuk ka lejuar kontrollin e pacientëve mëngjesin e sotëm, disa prej të cilëve kanë pasur të vjella, grip dhe sëmundje të tjera – derisa është vërtetuar numri i celularit të pacientit. Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë, Lilia Çolakova Dervishova, tha se protesta e sotme ishe një paralajmërim dhe se ata nuk do të vazhdojnë të pnojnë në këtë mënyrë.

Lilia Çolakova Dervishova, Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë

Ne nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë dhe nuk do të punojmë kështu. Unë kam një pacient me të vjella, me marramendje dhe duhet t’i them fillimisht, ‘prit, të kontrolloj numrin e telefonit’. Pastaj ju merrni një kod sms kthimi për verifikim, kështu që prisni dy minuta për çdo pacient dhe vetëm atëherë mund të lëshoj referime dhe të punoj. Ne nuk e pranojmë këtë dhe nuk do ta bëjmë. Kjo është punë e administratorëve, jo e mjekëve”.

Ajo sqaroi se sot sistemi “Termini im” vendosi të testojë këtë veçori të re duke verifikuar numrat e telefonit të pacientëve. Ajo shton se ky sistem nuk është fare praktik pasiqë ka të bëjë me grupmosha të ndryshme që madje një pjesë e tyre nuk kanë as celular, si dhe njëkohësisht thekson se mjekët janë për të ofruar shërbime jo për të luajtur administratorin.

Lilia Çolakova Dervishova, Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë

Më 3 mars planifikojnë ta fusin plotësisht këtë në sistem. Disa pacientë nuk mbajnë celularë. Disa prej tyre janë të moshuar, nuk kanë dhe nuk dinë të përdorin celularin. Për pacientët e tretë, fqinjët i thërrasin sepse nuk kanë celular. Dhe referim nuk mund të lëshohet pa verifikuar telefonin celular. Ne jemi mjekë, një mjek duhet të trajtojë, jo të luajë administrator. Nëse pacienti nuk e ka telefonin me vete unë nuk mund të jap rekomandim apo ilaçe”.

Ajo ka alarmuar zëvendës ministrin e shëndetësisë, i cili nuk ishte njohur me reformën. Kryetarja e shoqatës së mjekëve amën thekson se sistemi i vjetër i funksionimit duhet të rikthehet menjëherë në mënyrë që ata t’u shërbejnë të gjithë pacientëve.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING