(VIDEO) Miratohet Raporti për progresin e RMV-së

Me 40 vota “për”, 19 “kundër” dhe 10 të “përmbajtur”, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot miratoi Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 dhe 2024 të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz. Pas miratimit të dokumentit, Waitz përmes një reagimi me shkrim, përshëndeti arritjen e konsensusit të gjerë për votimin e dokumentit.
MARKETING
Thomas Weitz, raportues për RMV-në.
“Sot miratuam raportin e parë për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2022 në Komitetin e Punëve të Jashtme. Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peisazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet të ruajmë momentumin e mirë aktual për të avancuar më tej procesin e zgjerimit”.
Ndërkaq, para votimit eurodeputeti Mihail Galer nga CDU propozoi amendament me të cilin shtohet fjala “moderne” para terminit “gjuha dhe identiteti maqedonas”. Por, amendamenti nuk u vendos në votim, pasi gjashtë eurodeputet e kundërshtuan atë.
Mihail Galer, eurodeputet CDU
“Do të doja ta informoja komitetin se, kemi mirëkuptim me grupet e Socialistëve dhe Demokratëvë, të Ripërtërirjes dhe të Gjelbërtit, që të propozohet një amendament i njëjtë në seancën plenare të Parlamentit Evropian”.
Nga ana tjetër, në fillim të mbledhjes, kryetari i komitetit i dënoi sulmet e eurodeputetëve bullgarë ndaj raportuesit Thomas Weitz , në lidhje me referencat me të cilat konfirmohet gjuha dhe identiteti maqedonas.
David McAllister, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme
“Dua ta bëj të qartë se dënoj të gjitha sulmet personale ndaj raportuesit në javët e fundit me akuza për paragjykime dhe shkelje për shkak të kontakteve me zyrtarë nga vendi kandidat. Kjo është e gabuar, sepse është e nevojshme që raportuesi të dëgjojë qëndrimet e zyrtarëve shtetëror të vendit kandidat që po vlerëson, në mënyrë që të ketë të gjitha palët gjatë përgatitjes së raportit”.
Raporti për vendi do të miratohet përfundimisht në seancë plenare të Parlamentit Evropian në sesion që do të mbahet prej 7 deri më 10 korrik.
Teuta Buçi /SHENJA/