(VIDEO) Miratohet Ligji për vauçerët për studentët

Studentët që janë në studime deri diplomike nga shtatori do të përfitojnë vauçerë në vlerë prej 250 eurove, i cili do të vlejë për blerjen e pajisjeve elektronike, përkatësisht laptop, tabletë apo kompjuter personal. Deputetët votuan sot ligjin për këtë, ndërsa masa vlen për student deri në 29 vjeç. Deputetja Feride Haxhiu nga koalicioni VLEN ka deklaruar se arsimi gjatë qeverive të kaluara nuk ka pasur vëmendjen e nevojshme, pavarësisht se paraqet një ndër shtyllat kryesore të ardhmërisë së një shteti.
Feride Haxhiu, VLEN
“Ardhmërija e një shoqërie, populli apo kombi varet se sa investon në arsim, sa përpiqet që të jetë në hap me investimet, zhvillimin dhe modernizimin e arsimit. Në vendin tonë arsimi është parë vetëm si një sektorë që nuk është investuar por vetëm është lënë pas dore. Nga shtyllë kryesore që ushqen gjeneratat e reja të kombit me dije dhe i përgatit ata për një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë, arsimi u shndërua në shembull të një shoqërie dhe shteti të dështuar”.
Nga ana tjetër, në seancë sot diskutohet edhe për ligjin për rritjen e pensioneve, të dorëzuar nga VMRO – DPMNE. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në konferencën e mbajtur për media para seancës, tha se pas miratimit të ligjit, pensionistët do të kenë në llogarinë e tyre 2 mijë denarë më tepër.
BOJAN STOJANOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-së
Do ta votojmë ligjin për rritje lineare të pensioneve . Penzionerët do të fitojnë 2 mijë denarë nëpër llogaritë e tyre. Ky është edhe një hap nga premtimi për rritje prej 7 mijë denarësh për të gjithë pensionistët në vendin tonë.
Me kundër reagim ka dalë, Lidhja Social Demokrate nga ku thonë se Qeveria po u përgatit një mashtrim historik pensionistëve. Sipas deputetes Trençevska, veç të mashtruar me këtë vendim pensionistët janë edhe të vjedhur.
JOVANA TRENÇEVSKA, DEPUTETE E LSDM-së
Me vendimin e fundit për për rritje lineare të pensioneve për vetëm 1 mijë denarë. Pensionistët do të jenë dy herë të dëmtuar. Me këtë vjedhje, njëherë në shtator dhe njëherë në mars, vitin e ardhëshëm. Do ta publikojmë përllogaritjen e plotë dhe faktet që pensionistët të kuptojnë se për çfarë manipulimi në të vërtetë flitet.
Në propozim ligjin e dorëzuar nga shumica parlamentare, nuk saktësohet se sa do të jetë rritje. Në ligj thuhet se të gjitha llojet e pensioneve të paguara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 1 shtator 2025 dhe 1 mars 2026, përshtaten në atë mënyrë që shuma totale mujore e fituar nga përqindja e rritjes së pensionit e llogaritur si shuma e 50% të rritjes së indeksit të kostos së jetesës dhe 50% të rritjes së pagës mesatare të paguar të të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjysmëvjetorin e mëparshëm krahasuar me gjysmëvjetorin para tij, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të përfituesve të pensioneve që kanë ushtruar të drejtën e pensionit deri më 31 gusht 2025, ose më 28 shkurt 2026.
Mevludin Imeri /SHENJA/