(VIDEO) Miratohet ligji, marketet duhet t’i publikojnë çmimet në internet

(VIDEO) Miratohet ligji, marketet duhet t’i publikojnë çmimet në internet

Kuvendi miratoi sot me procedurë të shkurtuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, sipas të cilave, marketet obligohen që të publikojnë në internet çmimet e produkteve. Ligji u propozua nga deputetët e shumicës parlamentare, të cilët me miratimin e tij, presin transparencë më të madhe të çmimeve në markete, përmirësim të konkurencës dhe ulje të çmimeve.

Bojan Stojanovski, VMRO – DPMNE

Qytetarët tani do të mund të zgjedhin ku do t’i harxhojnë paratë e tyre, sepse nuk është normale që të kemi çmime në markete të cilat janë më të lartat në nivel ballkanik, çmime më të larta se në vendet anëtare të BE-së, nuk është normale. Jemi të sigurt se, në periudhën vijuese do të ketë ulje të çmimeve që do të jetë e pranueshme edhe për qytetarët e Maqedonisë”.

Deputetja e VMRO–DPMNE-së, Dragana Bojkovska tha se, këto ndryshime ligjore do të kontribuojnë edhe për konkurrencën mes vet tregarëve.

Dragana Bojkovska, VMRO – DPMNE

Me këtë ligj, me publikimin e çmimeve të të gjitha produkteve në veçanti, në ueb faqe dhe në sirtare nga ana e tregtarëve, konsumatorët do t’i krahasojnë çmimet dhe me atë, do të jenë të informuar më mirë për atë se cili produkt sa kushton te cili tregtar. Ky ligj ka të bëjë me tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, me çka përjashtohen mikro tregtarët dhe tregtarët individë”.

Ndryshimet e reja ligjore parashohin që, marketet që kanë më shumë se një pikë të shitjes, të publikojnë çmimet në internet për secilën pikë shitjeje, ndërsa parashihen edhe gjoba për tregtarët që nuk do të respektojnë ligjin.

Kujtojmë se më 11 shkurt Qeveria vendosi të kufizojë marzhat në tregtinë me pakicë për 10 përqind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhës do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentet dhe ushqimi për fëmijë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING