(VIDEO) Minorenët pinë alkool natën nëpër lokale, policia arreston 60 fëmijë

(VIDEO) Minorenët pinë alkool natën nëpër lokale, policia arreston 60 fëmijë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas mesnate, nga ana e gjithë Sektorëve për Punë të Brendshme është kryer një aksion policor dhe është bërë  kontroll për praninë e të miturve nëpër objekte hotelerike si dhe shitje e alkoolit për të mitur në 267 objekte hotelerike dhe 26 lokacione.

Nga MPB,  informojnë se në Shkup  janë  arrestuar 61 persona,  60  prej të cilëve ishin të mitur.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në rajonin e Shkupit janë arrestuar 61 persona, prej tyre 60 të mitur, të cilët pas mesnate kanë qenë të pranishëm në një klub nate dhe të njëjtit janë përcjellë te prindërit e tyre, kurse një person është arrestuar për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

Përveç qytetit të Shkupit, nga MPB njoftojnë se aksion të njejtë ka pasur edhe në Tetovë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në kuadër të kontrollit në rajonin e Tetovës është arrestuar një person, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar një qese me materie pluhur ngjyrë të bardhë. Kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”.

MPB, sqaron se gjatë kontrolleve janë zbuluar edhe katër kundërvajtje,  një në rajonin e Struvicës sipas Ligjit për veprimtari gastronomike dhe tre në rajonin e Shkupit sipas Ligjit për konsumimin e duhanit, Ligji për letërnjoftimet dhe Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING