(VIDEO) Ministria e Ekologjisë përgatit rregullore për tarfimin e pagesës së mbeturinave
Në vitin e kaluar pjesa më e madhe e mbeturinave ka përfunduar në deponi, ndërsa selektimi përfshin vetëm 18.3%. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për vitin 2022 tregojnë se 81.7 përqind e sasisë së përgjithshme të mbeturinave në vend është grumbulluar nga ndërmarrjet publike si mbeturina komunale të përziera. Vitin e kaluar në deponitë komunale kanë përfunduar 494.693 ton mbeturina.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Selektimi i mbeturinave mbetet një praktikë jo e preferuar, si për qytetarët, ashtu edhe për ndërmarrjet publike. Vitin e kaluar kemi selektuar 40 259 ton mbeturina organike (ushqime, gjethe dhe mbeturina të tjera), 13 063 ton plastikë, 12 178 ton letër. Në vitin 2022 kemi selektuar 8 373 ton tekstil, 3 754 ton qelq, 2 302 ton metal dhe 1 487 ton gomë”.
Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 sasia e mbeturinave të përziera komunale që përfunduan në deponi është zvogëluar pak. Pra, në vitin 2021, 82.7 përqind e mbeturinave të grumbulluara nga ndërmarrjet komunale janë hedhur në deponitë komunale. Megjithatë, në të dhënat statistikore nuk mund të vihen re ndryshime drastike në rritjen e sasisë së mbeturinave të selektuara në vitin 2022, krahasuar me atë të një viti më parë.
Nga Ministria e Mjedisit Planifikor dhe Hapsinor, për portalin Meta.mk deklarojnë se këtë vit do të punohet në një rregullore të re për tarifimin e pagesës për mbeturinat. Sipas tyre, faturat aktuale për mbeturinat të cilat paguhen nga qytetarët dhe kompanitë në vend nuk stimulojnë selektimin e mbeturinave, por vetëm kontribuojnë në mirëmbajtjen financiare të ndërmarrjeve publike, të cilat mbeturinat e grumbulluara i hedhin në deponitë komunale.
MINISTRIA E MJEDISIT PLANIFIKOR DHE HAPSINOR
“Sipas Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, për kryerjen e shërbimit komunal për menaxhimin e mbeturinave, ofruesi i shërbimit ka të drejtë të vendosë çmim për shërbimin e ofruar për menaxhimin e mbeturinave komunale, i cili përfshin grumbullimin dhe transportin, por dhe selektimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale”.
Në nivel të komunave, Prilepi për vite me radhë është lider në mesin e njësive lokale në vend, ku përqindja e mbeturinave të selektuara është më e larta nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara nga qytetarët dhe kompanitë.
Samir Mustafa /SHENJA/